SHBA, shqiptari i Kosovës humb jetën teksa po mundohej të shpëtonte një fëmijë

Një shqiptar i Kosovës, banor në Florida të SHBA-ve, ka humbur jetën teksa mundohej të shpëtonte një fëmijë.

Lajmin për vdekjen e parakohshme të Adem Qorrit, e kanë përcjellë në rrjetet sociale familjarët dhe miqtë e tij.

Qorri la pas tre fëmijë.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Me vdekë duke shpëtu jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit.