“Shefi”… Kush është shqiptari që ktheu dhunën dhe denigrimin e të tjerëve në një biznes fitimprurës

Një 35 vjeçar shqiptar i quajtur Florian Zani dhe i njohur në rrjet si “Shefi”, është arrestuar nga policia e Attika-s në Greqi, nën akuzën e dhunës, trafikimit e sjelljes denigruese ndaj një serie personash, në veçanti ndaj atyre me aftësi të kufizuara.

35 vjeçari i njohur si ‘Hayate’ bënte transmetime live dhe në këmbim të parave që i jepnin shikuesit, ai shante, ofendonte, godiste personat në fjalë. Shpesh herë në transmetime live të tilla sjellje rezervoheshin edhe për vajzat (shumë prej të cilave të mitura) që ftoheshin në ‘Live’-in e 35 vjeçarit.

Policia greke në njoftimin e saj sqaroi:

“Oficerët në Drejtorinë e Sigurimit të Atikës kanë arrestuar mesditën e sotme, datë 06.02.2024, në një zonë të Atikës, një 35-vjeçar i akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore dhe dëmtim fizik të personave me aftësi të kufizuara,  në rrethana rënduese.

Në veçanti, i akuzuari, të paktën që nga janari 2023, mbante një profil në një platformë të rrjeteve sociale, duke përdorur një pseudonim, në të cilin transmetonte drejtpërdrejt sjellje abuzive ndaj personave me prapambetje mendore, për përfitimin e tij financiar të paligjshëm.

Konkretisht, këto akte konsistonin në ofendime të vazhdueshme, lëndime fizike dhe akte seksuale, të cilat kërkoheshin nga shikuesit që ndiqnin transmetimin live, në këmbim të shumës së duhur të parave.

I lartpërmenduri është arrestuar në banesën e tij nga punonjës policie të Departamentit për Luftën kundër Dhunës Raciste, në arkivim, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm ka kryer një transmetim të ri të drejtpërdrejtë të akteve të tilla, ndaj dy personave.

Në kontrollet e kryera janë gjetur dhe sekuestruar -7- hard disqe dhe -4- aparate celularë, ndërsa i arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë kompetente”.

Kush është ‘Hayate’

I ashtuquajturi “Shefi”, është personi i cili ideoi formatin e transmetimit të drejtpërdrejtë duke krijuar përmbajtje të dhunshme e denigruese në këmbim të parave. Ai ka mijëra ndjekës, të cilët vetë i quan “ushtria” e tij.

Një tjetër youtuber ka treguar për median greke se ‘Hayate’ ka vite që kryen ‘stream’ dhe prej mëse një viti ka zgjedhur formatin e sjelljes në transmetime live të personave me aftësi të kufizuara.

“Shefi e quan audiencën e tij ‘plehra’ e ‘kafshë’ kur ata nuk i japin mjaftueshëm para gjatë transmetimit live. Për ata që nuk e njohin, Hayate është një streamer veteran dhe i vetmi që bën live përditë. Është e vështirë e duhet kurajo të bësh përmbajtje përditë. Kjo është arsyeja se përse ai ndaloi se bëri vetë përmbajtje vite më parë, tani janë të tjerët që sjellin kontentin për atë. Para kësaj ai bënte stream Lol (video-lojë) por kur humbte sillej në mënyrë agresive e shpërthyese, akte që e përjashtuan nga platforma Tëitch.”-tregoi youtuberi.