Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Rrëshen, atje ku një punëtor 56 vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.
56 vjeçari me inicialet A.L, po punonte për shembjen e një solete në banesën e një tjetër personi në fshatin Urakë, kur në rrethana ende të paqarta, punonjësi është aksidentuar dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.