Një automjet është shkrumbuar nga flakët në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Në momentin kur makina është përfshirë nga zjarri, në automjetin e parkuar kanë qenë dy vajzat e pronarit të makinës.
Të dyja fatmirësisht kanë reaguar në kohë dhe kanë dalë me shpejtësi pa marrë lëndime.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Dyshimet paraprake janë se flakët mund të jenë shkaktuar nga ndonjë defekt në mjet. Makina ishte e parkuar pranë banesës së familjes, në momentin që ka shpërthyer në flakë.

