Sherr mes dy nxënësve në Kamëz, një 15-vjeçar plagoset

Në Kamzë, në ambientet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit shtetasi K. Gj., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë në krah.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.