Një ngjarje e rëndë ndodhi në Dhërmi mes dy kolegëve, punonjës të një fast food-i.
Dy punonjësit janë konfliktuar mes tyre për motive të dobëta.
Debati ka përfunduar në përdorimin e thikave. Një prej punonjësve, një 27 vjeçar i identifikuar me inicialet E.Sh, ka goditur me thikë kolegun e tij, një 29 vjeçar me inicialet A.M
29 vjeçari është plagosur, por fatmirësisht lëndimet nuk i rrezikojnë jetën.
Policia ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi motivin e sherrit mes dy të rinjve.
“Komisariati i Policisë Himarë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit, në ambientet e një fast-foodi në Dhërmi, ku ky shtetas ishte i punësuar, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) kolegun e tij të punës, shtetasin A. M., 29 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.“-njoftoi policia.