Sherr mes dy turisteve të huaja në Lukovë, gjermania hedh nga shkallët amerikanen

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në jug të vendit në Lukovë, atje ku dy turiste të huaja janë përleshur mes tyre pas një debati motivet e të cilit ende nuk dihen.

Një turiste gjermane e moshës 60 vjeçe, ka shtyrë nga shkallët një turiste tjetër 54 vjeçare me origjinë amerikane. Autoritetet njoftojnë se turistja gjermane dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në Lukovë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasja gjermane E. H., 60 vjeçe, dyshohet se vuan nga shëndeti mendor ka shtyrë nga shkallët, shtetasen amerikane T. P., 54 vjeçe. Këto dy shtetase banonin në dy apartamente pushimi, me qira, në objektin ku ka ndodhur konflikti.

Shtetasja T. P. është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasja E. H. është shoqëruar për trajtim mjekësor, në spitalin psikatrik të Vlorës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Për këtë rast janë njoftuar edhe ambasadat përkatëse.