Shet fshesa në rrugë për të mbajtur familjen, historia prekëse e një babai të verbër

Në këtë botë, gjithsecili nga ne sprovohet…kush më shumë, kush më pak. Kjo është historia e një burri, baba i tre fëmijëve, i cili pavarësisht sprovave të mëdha me të cilat përballet, vijon të ecë përpara i pashqetësuar… përkundrazi, me buzëqeshje në fytyrë.

Ky burrë quhet Sebastian Ibanez. Ai është baba i tre fëmijëve. Njëri prej tyre me aftësi të kufizuara të shëndetit mendor. Vetë ai është i verbër. Më shumë se një vit më parë bashkëshortja e tij u prek nga kanceri. Në kushte të vështira ekonomike dhe pej pamundësisë për të gjetur një punë stable, Sebastiani del në një kryqëzim të njohur të qytetit në Mesa të Arizonës, dhe aty shet shtupa dhe fshesa.

Pavarësisht të gjitha këtyre sprovave, Sebastiani vijoi të dalë përditë në punë, duke qëndruar për orë e orë të tëra në mes të rrugës. Në disa ditë kishte fat, në disa të tjera orvatja e tij shndërrohej në dramë. Kjo për faktin se shumë njerëz, i afroheshin burrit dhe i blinin fshesa përmes parave false. Rastësisht një djalë i ri dhe personazh i njohur në ‘Tik Tok’ u njoh me rastin e Sebastianit. Personi në fjalë mësoi sesi babai i tre fëmijëve kishte rënë pre e mashtrimit me para false disa herë, e kësisoj vendosi t’i hapë një faqe në Go FundMe për ta ndihmuar financiarisht.

Për habinë e tij, shuma e mbledhur arriti në mbi 100 mijë dollarë. Tik-tokeri i bëri thirrje dhe ndjekësve të tij që nëse kishin mundësi, të vinin për të blerë fshesa e shtupa tek Sebastiani.

Rasti i këtij babai tërhoqi vëmendjen e medias lokale e pas kësaj edhe vullnetin e mirë të njerëzve. Njëri prej tyre i ofroi punë si shitës makinash babait të tre fëmijëve, i cili tregoi se e kishte patur ëndërr, të punonte si agjent shitjesh në biznesin e shitjes së makinave.