Shijak: 23 vjeçari del nga shtëpia me makinë, përplas për vdekje një këmbësore të moshuar

Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje të moshuar ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Gjepalaj të Shijakut.

Një 23 vjeçar me inicialet K.K ka aksidentuar një këmbësore sapo ka dalë nga banesa me makinë. 76 vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

 “Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, raportojnë uniformat blu.