Shikoni se çfarë bën era e fortë në Lezhë… një kamion përmbyset në urë, një tjetër trailer çahet

Thuajse i gjithë territori i Shqipërisë është përballur këtë të shtunë me një përkeqësim të ndjeshëm të motit. Teksa veriu e verilindja janë prekur nga reshjet e dendura të dëborës, në Lezhë duket se era e fortë është kthyer në problem serioz për qarkullimin e automjeteve.

Në aksin rrugor Milot- Lezhë, të paktën dy kamionë kanë pësuar dëmtime si pasojë e erës. Një kamion është përmbysur në anën e urës në Milot për shkak të erës.

Më tutje po në aksinn Milot- Lezhë, një kamion me trailer ka pësuar dëmtime të konsiderueshme prej furisë së erës.