Të paktën 5 persona kanë humbur jetën, përfshi dhe një foshnje 5 muajshe, si pasojë e një serie tornadosh të cilat godinën amerikën qendrore.
Dhjetëra mijëra kanë mbetur pa energji elektrike që prej fundjavës që lamë pas, ndërsa Oklahoma ishte zona më e goditur nga tornadot. 4 prej 5 personave që humbën jetën, ndodhën atje. Viktima e fundit u identifikua në Ajoua (Iowa).
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik amerikan tha se tornadot kaluan shpejtësi prej 218 km/h. Të shumta kanë qenë videot në rrjetet sociale, si kjo pamje e mëposhtme e një tornadoje masiv e të frikshëm.
Watch on TikTok
Qyteza e Sulfur-it në lindje të Oklahomës ishte vendi më i goditur rëndë nga tornadot, ashtu siç tregojnë pamjet e mëposhtme. Sipas departamentit shëndetësor të Oklahomës, të paktën 100 persona janë plagosur.