Për t’i bëre ballë varfërinë, ky djalë dilte e mblidhte lule, i shiste për të fituar sadopak, për të ndihmuar familjen e tij.
Por për të një sprovë e madhe është përpara, ndërsa për familjen, një dhimbje e paimagjinueshme. Kledisi është veçse 12 vjeç dhe është diagnostikuar me leuçemi akute.
Gjendja e tij shëndetësore është e rënduar dhe bëhet edhe më e keq me kalimin e ditëve. Familja e varfër nuk i ka mundësitë të kurojë 12 vjeçarin, por ata luten me shpresën se shqiptarët, të bashkuar për qëllimin e mirë, do t’ja mundësojnë kurimin e specializuar Kledit.