Shkodër: 33 vjeçari përfundon në spital pas një zënke banale me dy persona, ata e godasin me sende të forta

Një 33 vjeçar ka përfunduar në spitalin rajonal të Shkodrës me një sërë lëndimesh në trup, pas një sherri për motive banale me dy persona të tjerë.

Në ambientet e spitalit, i riu u ka treguar oficerëve se dy persona të panjohur e kanë goditur me sende të forta, fill pas një debati të çastit në rrugën “ Isa Jakupi”.

Rreth orës 12:10, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur i dëmtuar lehtë, shtetasi K. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Bleran, i cili pretendon se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën ” Isa Jakupi”  e kanë goditur me send të fortë, 2 shtetas të paidentifikuar. Grupi hetimor vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit. -informoi sot policia e Shkodrës.