Shkodër: 43 vjeçarja bën për spital vjehrrën 82 vjeçare

Një grua në moshën 82 vjeçare është shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës pasi nusja e të birit e ka rrahur.

Policia e ndaloi shtetasen E.B 43 vjeçe, e cila akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj të moshuar.

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.