Shkodër: 70 vjeçari goditet me sëpatë nga fqinji, gjendet i pajetë në kanal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Boks në Shkodër, atje ku një 70 vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal. Nga hetimet e kryera, rezultoi se i moshuari i identifikuar si Musa Bajraktari ishte vrarë si pasojë e një goditje në kokë nga një armë e ftohtë (sëpatë). Autori i dyshuar i ngjarjes, një 60 vjeçar i quajtur Xhemal Zeqiri, u arrestua nga autoritetet.

Të dy burrat janë fqinjë mes tyre dhe dyshohet se pas një debati për motive të dobëta, 60 vjeçari ka goditur me sëpatë në kokë 70 vjeçarin. Ky i fundit ka rënë në kanalin aty pranë, ku dhe ka humbur jetën.

Pyetur nga mediat, një prej banoreve të zonës e përshkroi të ndjerin si një person të qetë, që shikonte punët e familjen e tij.

-Si është njohur në zonë ky person?

Banorja: Jo. As alkool nuk ka pirë, kurrë. Ka shikuar familjen e vet…

-Pra, nuk ka pasur konflikte me njeri?

Banorja: Nga ajo që unë di, jo. Tani njeri është brenda këtu dhe nuk ndjen asgjë.

-Ju sot po e merrni vesh?

Banorja: Unë sot nga ti e mora vesh. Ishalla është gënjeshtër se nuk po di…