Shkodër: Adoleshenti i vjedh portofolin të moshuarit në rrugë, 65 vjeçari përfundon në spital

Një 17 vjeçar është prangosur nga policia e Shkodrës, pasi i ka vjedhur me dhunë portofolin një të moshuari.

Sipas autoriteteve, 17 vjeçari ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë për të realizuar vjedhjen. I moshuari, 65 vjeçar, ndodhet aktualisht në spital pasi ka pësuar lëndime.

 “Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi një 17-vjeçar, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, në rrugën “13 Dhjetori” kanë tentuar t’i marrin me dhunë portofolin shtetasit P. Th., 65 vjeç, banues në Shkodër.

65- vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për zbardhjen e plotë dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.