Shkodër: Babai 38 vjeçar dhunon një 13 vjeçar që kishte patur konflikt me të birin

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një burrë 38 vjeçar, i cili rezulton të ketë rrahur një fëmijë të mitur 13 vjeçar. Shkak i dhunës është bërë konflikti që i lënduari ka patur me djalin e 13 vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. Gj., 38 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi të mitur 13-vjeç, për shkak se 13-vjeçari ishte konfliktuar me djalin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.