Shkodër, gjesti i bukur i kamarierit 14 vjeçar… gjeti një portofol dhe po kërkon t’ja dorëzojë pronares

Një akt mirësie, sado i vogël qoftë ai, nuk shkon kurrë dëm apo i pavlerësuar. I tillë është rasti i një djali 14 vjeçar në Shkodër, i cili në sezonin veror punon si kamarier në një lokal të qytetit.

Gjatë punës i riu ka vërejtur se një turiste e huaj me origjinë nga Belgjika, ka harruar portofolin e saj në lokal.

14 vjeçari i quajtur Ardis, e ka postuar rastin në portalin JOQ, me shpresën se dikush mund të ketë kontakt me turisten.

Në mesin e dokumenteve, Ardisi ka gjetur dhe një biletë avioni të turistes.