Shkodër: Nëna me fëmijën pasagjer përplasen me një makinë, 7 vjeçari në spital

Një fëmijë i mitur ka mbetur i plagosur paraditen e kësaj të premte në Shkodër, si pasojë e përplasjes së dy makinave. 7 vjeçari ishte pasagjer në makinën që drejtohej nga e ëma. Kjo e fundit është përplasur me një tjetë shofer.  I mituri ka shkuar në spital pasi është lënduar prej përplasjes. Fatmirësisht vogëlushi është jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 10:00, në rrugën “Lin Delija”, automjeti me drejtues shtetasin P. Gj. është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen M. C. Si pasojë është dëmtuar një 7-vjeçar, pasagjer në automjetin e shtetases M. C., i cili është dërguar për mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”,-njofton policia.