Shkodër: Qiramarrësi nuk i përgjigjej, pronari gjen të dekompozuar në banesë shtetasin koreano jugor

Trupi i dekompozuar i një shtetasi koreano jugor është gjetur këtë të martë në shtëpinë me qira në pronësi të një 38 vjeçari në Shkodër. Ky i fundit kishte shkuar në banesën që i kishte dhënë me qira shtetasit të huaj pasi i ndjeri prej muajsh nuk kishte paguar qiranë. Atje 38 vjeçari është përballur me kufomën dhe menjëherë ka lajmëruar autoritetet. Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Shkodër/Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga shtetasi 38 vjeç, se në banesën që kishte lënë me qira, në lagjen “Naim Gjylbegu”, kishte gjetur të dekompozuar trupin e shtetasit 39 vjeç (qiramarrësi), lindur në Korenë e Jugut dhe banues në Shkodër (që nga muaji shkurt i vitit 2022).

Sipas deklarimeve të 38-vjeçarit, ai kishte shkuar në këtë banesë, pasi prej muajsh nuk kishte përgjigje nga qiramarrësi i saj, shtetasi, dhe kur ka konstatuar trupin e dekompozuar të këtij shtetasi, ka njoftuar menjëherë Policinë.

Nga këqyrja paraprake e trupit të vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa nga kontrollet e imtësishme në këtë banesë, janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndëve narkotike. Paraprakisht dyshohet se shtetasi e ka humbur jetën nga mbidoza e lëndëve narkotike.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.