Shkodër, shembet mbikalimi i këmbësorëve

Është shembur pak më parë mbikalimi i këmbësorëve në hyrje të qytetit të Shkodrës. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

“Rreth orës 12:00, është shembur pjesërisht mbikalimi i këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”. Në momentin e shembjes, nuk ka patur në lëvizje automjete dhe as këmbësorë. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Entit Pronar të Rrugës, të cilët po punojnë për hapjen e rrugës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të shembjes së mbikalimit.”-njoftuan autoritetet.