Shkodër, trupi i pajetë i të moshuarit gjendet pas mëse 5 orësh kërkime në lumin Buna

Trupi i pajetë i një të moshuari që u mbyt në lumin Buna është gjetur pas më shumë se 5 orësh kërkime.

Shërbimet e policisë morën lajmërimin këtë mëngjes nga familjarët e 75 vjeçarit, banues në lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër. Në trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa dyshimet e para janë se i moshuari është vetëmbytur. Hetuesit po punojnë për të hedhur dritë mbi ngjarjen e trishtë.

Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, sipas të cilit, dyshohej se ishte vetëmbytur në lumin Buna, shtetasi N. Ç., 75 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Pas më shumë se 5 orësh kërkime të pandërprera, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në rrjedhën e lumit Buna, trupin e pajetë të 75-vjeçarit, i cili nga këqyrja, u konstatua pa shenja dhune.

Trupi i pajetë i shtetasit N. Ç. u dërgua në IML, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.