Shkoi për të peshkuar, por nuk u kthye më… gjendet i pajetë i moshuari shqiptar

Një 74 vjeçar nga fshati Kozare (Kuçovë) është gjetur i pajetë në një arë të fshatit. I moshuari u gjend pa shenja jete nga banorët e zonës, të cilët mandej njoftuan autoritetet.

Trupi i të ndjerit është identifikuar nga familjarët, të cilët pohuan se i moshuari kishte dalë për peshkim.

Paraprakisht dyshohet se i moshuari mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.

Viktima është dërguar në morgun e spitalit të Beratit, për të hedhur dritë mbi atë se çfarë ka ndodhur me të ndjerin.