“Shkulni dhëmbët që t’i shpëtoni deportimit” Emigrantët shqiptarë në Angli marrin ‘leksione’ në Tiktok

Katër emigrantë të paligjshëm shqiptarë, të kapur nga autoritetet dhe të dërguar në një kamp pranë Heathroë, kanë diskutuar në ‘Tiktok’ mbi mënyrat sesi t’i shmangen deportimit nga Britania e Madhe.

“The Telegraph” shkruan se emigrantëve shqiptarë i është këshilluar të shkulin dhëmbët e tyre për t’i shpëtuar dëbimit gjatë bisedave live në rrjetin social.  Emigrantët dëgjohet teksa diskutojnë me një bashkëkombas, që u thotë se kishte arritur të arratisej nga qendra e largimit të sigurt në vitin 2018. Ai u thotë emigrantëve që i pret deportimi në Shqipëri, që të konsiderojnë shkuljen e dhëmbëve, në mënyrë që të transferohen në spital dhe mandej ta kenë më të lehtë të arratisen.

Për të parë videon, klikoni këtu: LINK

“Si djem të rinj, ju keni paguar shumë para për të hyrë në Britani dhe nuk është aspak mirë të dërgoheni në Shqipëri. Më lejoni t’ju tregoj një truk tjetër. Hiqni një nga dhëmbët tuaj, kështu që ata do t’ju dërgojnë në spital.”

Media britanike shkruan se emigrantët kishin arritur të gjenin një celular në qendrën e emigrantëve, celular të cilin besohet se e kanë paguar afro 500 paund. ‘The Telegraph’ shkruan më tutje se nuk ka asnjë të dhënë publike të arratisjes së ndonjë shqiptari nga Colnbrook në vitin 2018 (siç pretendohej nga personi që u jepte ‘leksione’ emigrantëve në Tik Tok). Megjithatë, vijon ‘Th Telegraph’, 8 shqiptarë ishin në mesin e 13 personave që u arratisën pas një trazire në qendrën e largimit në Yarl’s Ëood, në Bedfordshire (viti 2023).