Shkup, një fëmijë 8 vjeçar sulmohet për vdekje nga një qen

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në Maqedoninë fqinje, atje ku një fëmijë i vogël ka humbur jetën si pasojë e sulmit nga një qen.

Ngjarja ka ndodhur në Shkup. Siç raportoi Alsat-i, vogëlushi është afruar në një oborr ku mbahej qeni, e më pas është sulmuar për vdekje.

Fëmija me plagë të rënda është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, ku ka ndërruar jetë.

“Dje në orën 18:25 nga spitalin “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi, i cili edhe përkundur intervenimit të mjekëve u është nënshtruar plagëve. Për këtë rast është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.