Shoferi 37 vjeçar ndërron jetë në Kalimash, kamioni me krom që drejtonte bie nga lartësia

Një 37 vjeçar ka humbur tragjikisht jetën mëngjesin e të hënës teksa drejtonte një kamion të ngarkuar me krom në Kalimash. I riu i identifikuar si S. Lugja ka humbur kontrollin e automjetit si pasojë e një manovre të gabuar. Trajleri i mbushur me krom ka rënë nga lartësia, ndërsa si pasojë e dëmtimeve 37 vjeçari ka humbur jetën.

Kukës/Informacion paraprak 

Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi.  

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.