Dy qytetarë kurajozë kanë arritur të parandalojnë një aksident që mund të kishte pasoja të rënda, në momentin kur shoferi i autobusit ku ata ishin pasagjerë pësoi një atak kardiak.
Ngjarja ndodhi në Kolorado (SHBA) dhe është regjistruar nga kamerat e sigurisë në automjet. Sapo shoferi humb ndjenjat, autobusi nis të dalë nga rruga. Në këtë moment dy pasagjerët ndërhyjnë për të ndihmuar shoferin dhe për të ndaluar autobusin.
Një ambulancë erdhi me urgjentë në ndihmë të shoferit, i cili më tutje u hospitalizua. Fatkeqësisht, shoferi ndërroi jetë.