Shoferi i dehur shkakton aksident në autostradën “Elbasan-Tiranë”, humb jetën një grua 58 vjeçare

Një grua në moshën 58 vjeçare, e indentifikuar me inicialet E.V, ka ndërruar jetë këtë të dielë në autostradën Elbasan-Tiranë. E ndjera udhëtonte si pasagjerë në makinë me një 34 vjeçar (me inicialet I.V), në momentin kur automjeti tyre është përplasur nga një tjetër makinë, që drejtohej nga një 60 vjeçar. Ky i fundit ka rezultuar të jetë në gjendje të dehur.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë dëmtuar edhe 34 vjeçari I. V. dhe 2 pasagjerë të tjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

 “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 60 vjeç, pasi në autostradën “Elbasan-Tiranë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V., 34 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasja E. V., 58 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V”, njoftoi policia.