Një 28 vjeçar ka humbur jetën në një aksident tragjik gjatë orëve të natës në rrugën Maliq- Pogradec’, pranë zonës së njohur si ‘Lapidari’ në fshatin Podgorie.
Viktimë mbeti Aurel Çipi. 28 vjeçari udhëtonte me mjetin e tij të tipit BMË në momentin kur është përplasur kokë më kokë me një automjet të tipit “Audi”.
Aureli humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi tjetër, një 29 vjeçar, mori plagë të lehta.
Policia nisi hetimet mbi rastin dhe nga të dhënat paraprake, rezulton se 29 vjeçari ka qenë shkaktar i aksidentit pasi ka qenë duke folur në telefon dhe ka dalë në korsinë tjetër të rrugës ku vinte përballë viktima, 28 vjeçari
Mjeti me të cilin udhëtonte viktima është shkatërruar plotësisht. Zjarrfikësve i është dashur afro 1 orë për të nxjerrë trupin e pajetë të të ndjerit nga rrënojat e makinës.
Së fundmi policia e Maliqit ka vënë në pranga 29-vjeçarin me iniciale K.L.