Shoqërohen tre persona për vrasjen e çiftit të të moshuarve në Devoll, detajet e reja

Tre persona janë ndaluar dhe shoqëruar këtë të enjte nga policia e Gjirokastrës në lidhje me vrasjen e dyfishtë të çiftit të të moshuarve.

Tre personat e shoqëruar janë dy banorë të fshatit Bodrishtë të Dropullit, ndërsa një tjetër është bari shtetgtar. Shoqërimi tyre është bërë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni mbi krimin e rëndë.

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K.I, 84 vjeç dhe K.I, 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore. Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive”, njoftoi policia.

Rrëfimi i banorëve

“Jetonin vetëm, nuk kanë fëmijë. Nuk kujdesej njeri për ta. I gjeti fqinja, sepse e merrnin në telefon nga Athina, se ka një motër atje dhe nuk e ngrinin. Dhe i thanë shko dhe shiko si është puna”-tregoi një nga banoret e fshatit.

Kosta e Kleoniqi Ilia u gjetën të pajetë njëri në oborrin e shtëpisë e tjetri në hyrje të saj. Banorja e fshatit tregoi se askush nuk ka dëgjuar zhurma.

“Ne probleme kemi patur me vjedhjet, por vjedhin e ikin, nuk vrasin njerëz. Por ka nja dy vjet që nuk ka më. Ata ishin çift i lumtur, s’kishin as fëmijë, ata ishin njëri për tjetrin.“-tregoi e moshuara.