Një grup shkencëtarësh kanë publikuar së fundmi një artikull mbi një rrymë të pazakontë e të pavëzhguar të planetit më të madh në sistemin tonë diellor, falë imazheve të kapura nga teleskopi hapësinor “Jamës Webb”.
Studiuesit kanë vënë në dukje se në ekuatorin e gjigandit të gaztë, ka një rrymë të fortë e cila “shtrihet” në një gjerësi prej afro 5,000 kilometrash dhe ka shpejtësi marramendëse prej mëse 500km/h. Fenomeni nuk ishte vëzhguar më parë nga ana e shkencëtarëve.
Sipas ekipit të studiuesve kjo rrymë e furishme mund të hedhë dritë e të japë të dhëna me rëndësi, për mënyrën sesi ‘funksionon’ atmosfera e planetit.