Shpërthen bombola e gazit në dyqanin e mishit në Vlorë

Një biznes i vogël është shkrumbuar nga flakët si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga një rrjedhja e një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e të mërkurës në lagjen 28 Nëntori në Vlorë, në një dyqan që shërbente mish të pjekur.

Dëmi ka qenë i konsiderueshëm, por fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar. Të pranishmit në dyqan sapo kanë konstatuar flakët kanë dalë menjëherë nga godina.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakët.