Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Shkodër

Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Guerrile” të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 të së martës, ndësa shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e flakëve.

Banesa është në pronësi të një 51 vjeçari. Nga shpërthimi e përhapja e zjarrit ka patur veçse dëme materiale.

“Rreth orës 11:50, në lagjen “Guerrile”, dyshohet për shkak të shpërthimit të një bombole gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. G., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar zjarrin. Nga përhapja e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.   

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.”-njoftojnë autoritetet.