“Shpirtin e jap për ta” Rriti nipin e mbesën jetime, gjyshja lumturohet për Ramazan nga bamirësit

Prej mëse 1 dekade, gjyshe Fatimja ka sakrifikuar gjithçka që të mbajë dhe rrisë mbesën dhe nipin, fëmijët e të bijës. Këta dy vogëlushë kanë mbetur jetimë dhe gjyshe Fatimja ka qenë ajo që është kujdesur për ta.

Në këtë muaj të madhëruar të mirësisë, shkuam për t’i bërë një sërë surprizash të bukura kësaj të moshuare.

Fatma: Shkojmë sot tek një e moshuar e cila kujdeset për mbesën dhe nipin e saj. Ata të dy kanë mungesën e babait, por jo të gjyshes së tyre të dashur.

Fatma: Nëna Fatime si je?

Nënë Fatimja: Mir, si je ti? Të gjithë mirë?

Fatma: A lodhesh shumë? Zoti ta shpërbleftë që kujdesesh për nipin e mbesën

Nënë Fatimja: Po kam 11 vite që kujdesem.  Shumë të vështirë e kam patur, kam sakrifikuar veten time për këta dy jetimë.

Fatma: Të falenderoj shumë, je një shembull shumë i bukur. Me gjithë përpjekjet dhe sakrificën tënde, ti ke dëshirë që t’i kënaqësh…

Nënë Fatimja: E vërtetë, edhe shpirtin dua ta jap për këta dy fëmijë. Ne nuk ia kemi plotësuar të gjitha dëshirat, por dashurinë, kurrë nuk u ka munguar.

Fatma: Ne kemi bërë një surprizë për ta…

Fëmijët vijnë veshur me bluza me një mesazh për gjyshen e tyre. Nënë Fatimja përlotet dhe i përqafon.

“Jeta ime, këta dy fëmijë janë. Më shtjnë jetën, më mbajnë gjallë dhe në këmbë. Ma ka dhënë Zoti jetën, guximin mendjen, çdo gjë për këta dy fëmijë.”-thotë e moshuara.

Në pamundësi për t’i blerë biçikleta, Fondacioni Firdeus u ka sjellë dy fëmijëve një surprizë. Por jo vetëm fëmijët gëzohen nga dhuratat…

Ndiqeni klipin