“Shpirtin më thave o zemër” Jeta e foshnjes në rrezik, me lot kjo nënë po përgjërohet për ndihmë

Me sytë e hapur, të lodhur shumë nga frymëmarrja e vështirë, Alea vogël s’mundet dot të flasë… ajo është veçse dy muajshe. Alea vogël s’mundet madje të jetojë gjatë, një problem në mushkëri po i merr jetën.

Pranë saj e ëma, Florina. Ditët e saj gdhijnë dhe ndrysen me lot, pranë kokës së Aleas së vogël. Qan kjo nënë, ndërsa fjalët e saj dalin bashkë me lotët…

“Çfarë ishte kjo që na ndodhi neve o zemra ime… mua ma thave shpirtin o zemër”

Kjo familje nuk i ka mundësitë. Por Alea e vogël është në betejë për jetën. Ajo ka nevojë urgjente të largohet sa më parë jashtë shtetit për kurim. Kjo familje, u lutet shqiptarëve zemërmirë për ndihmë