45 minuta spektakolare, plot emocion dhe raste të shumta për kuqezinjtë. Pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri- Kroaci është përmbyllur me rezultatin 1-0 për kuqezinjtë. Një gol i Qazim Laçit në minutën e 11-të solli avantazhin për Shqipërinë.
Pavarësisht se kontrollin e topit e kanë ruajtur kroatët, ka qenë kuqezinjtë ata që kanë rrezikuar portën e kroatëve. Në minutën e 31’ Asllani mori një pasim të përkryer nga Jasir Asani, por nuk mundi të shënojë dot golin e dytë. Topi u prit nga portieri i kroatëve.
Kroatët rrezikuan në minutën e 36’ përmes një goditje dënimi nga Modriç i cili harkoi në zonë. Fatmirësisht Strakosha doli dhe grushtoi topin.
Në fund të ndeshjes, Manaj rrezikoi portën me një goditje me kokë, por nuk mundi ta dërgojë në rrjetë.
Në këto 45 minuta të ndeshjes, Shqipëria është shfaqur mjaft mirë dhe nëse edhe 45 minutat e ardhshme vijojnë me këtë formë, fitorja është mjaft pranë