Shqipëri: Tre aksidente me dy viktima e disa të plagosur  brenda 16 orëve të fundit

Dy aksidente kanë ndodhur këtë të hënë në një hark kohor prej disa orësh, duke regjistruar një viktimë e disa të plagosur.

I pari aksident ka ndodhur në afërsi të bypass-it të Lushnjes, atje ku një makinë ka përplasur për vdekje një burrë të moshuar, rreth 80 vjeçar. Ky i fundit, po tentonte të kalonte trafikndarësen në momentin kur është goditur nga makina. Viktima ndodhej pranë një mbikalimi por ka tentuar të kalojë mbi trafikndarëse.

Më tutje rreth mesditës, një tjetër aksidenti ndodhi në rrugën Vorë-Fushë Krujë, atje ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e aksidentit janë plagosur disa persona, të cilët janë dërguar për mjekim në spital.

Më herët (ditën e djeshme, më 8 dhjetor), një i moshuari ndërroi jetë pasi u përfshi në një aksident. Ngjarja ndodhi në Dimal, atje ku dy makina u përplasën e për pasojë humbi jetën 78 vjeçari që ishte pasagjer.

 “U arrestua në flagrancë shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Dimal, pasi mbasditen e djeshme duke drejtuar mjetin e tij tip “Hyundaj”, është përplasur me mjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin A. G.,  41 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital shtetasi S. G., 78 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal, i cili ishte pasagjerë në mjetin tip “Seat”, njoftoi policia.