Shqipëri- Ukrainë, kuqezinjtë arrin të dalin në avantazh

Sonte zhvillohet ndeshja e parë e Shqipërisë në Ligën e Kombëve, ndërsa përballja me Ukrainën ka qenë deri më tani mjaft e fortë.

Një gol në minutat e para të pjesës së dytë, çoi përpara Ukrainën.

Pak minuta më vonë, një goditje e shkëlqyer nga Manaj, u ndalua nga gardiani i ukrainasve. Por ka qenë mrbojtësi Ismajli i cili ka ardhur për goditjen e këndit dhe ka arritur të shënojë në minutën e 54’.

Në minutën e 66′ Jasir Asani solli avantazhin për kuqezinjtë.