200 persona u aksidentuan (të vrarë e të plagosur) vetëm në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa numi i aksidenteve është rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë (dhjetor 2022).
Sipas të dhënave të IINSTAT, në muajin dhjetor 2023 u regjistruan 157 aksidente, ose 52 më shumë se dhjetori i 2022-it.
Në shumicën dërrmuese të rasteve, rezulton se shkaktarë të aksidenteve kanë qenë drejtuesit e mjeteve të përfshirë në to, ndërsa në afro 14% prej tyre, si pasojë e sjelljes së kombësorëve.
Numrin më të lartë të aksidenteve e kryejnë shoferët në moshat 25-34 vjeç, duke zënë 25.5 përqind të numrit total të aksidenteve. Për muajin dhjetor bie në sy fakti se numri i femrave që kanë shkaktuar aksidente është dyfishuar (64 të tilla), krahasuar me një vit më parë (30 të tilla). Edhe numri i meshkujve që kanë shkaktuar aksidente është rritur nga 90 në 130 të tilla.
Në muajin dhjetor, numri më i lartë i aksidenteve rezulton të ketë ndodhur gjatë ditëve të së shtunës me 21% të rasteve, ndërsa numri më i ulët të mërkurën me 10.2%. Orari ku janë regjistruar më shumë aksidente është harku kohor mes orës 08:00 të mëngjesit deri në mesditë, me 24,2% të totalit të aksidenteve.
Për vitin 2023, numërohen 1.285 aksidente rrugore, ndërkohë numri i të aksidentuarve është 1.731 persona.