Shqipëria dhe Kosova shpallin ditë zie në nder të Ismail Kadaresë

Sot dhe nesër (2 e 3 korrik) Shqipëria do të jetë në zi kombëtare në nder të shkrimtarit Ismail Kadare. Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që në të gjitha institucionet shtetërore e publike, flamuri kombëtare të ulet në gjysëmshtizë.

Njëjtë ka bërë dhe Kosova, e cila ka shpallur 3 korrikun ditë zie shtetërore, vendim i marrë prej Presidentes Vjosa Osmani.

Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore për nder të gjeniut të letërsisë shqiptare, do të organizohen më 3 korrik në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit.

Në orën 13:00 të së mërkurës (3 korrik) do të ndërpritet çdo veprimtari për t’u mbajtur një minutë heshtje për ikjen e Kadaresë.