Shqipëria ka marrë së fundmi dronët e parë ‘Bayraktar’. Lajmin e ka pohuar Ministri i Mbrojtjes Peleshi, i cili ka sqaruar se prej dy ditësh ka filluar montimi i tyre si dhe instalimi i infrastrukturës mbështetëse për operimin e kontrollin e dronëve.
“Ky zhvillim jo vetëm që rrit aftësitë e mbrojtjes së Shqipërisë, por shërben edhe si dëshmi e angazhimit të vendit për të garantuar sigurinë kombëtare dhe për të përmbushur standardet më të larta të mbrojtjes.”-shkruan ndër të tjera Ministri Mbrojtjes.
Kujtojmë se vitin e kaluar edhe Kosova u pajis me dronët të prodhimit turk.