Shqipëria përballë Spanjës, kuqezinjtë orvaten për të bërë histori

Sonte në orën 21:00 në stadiumin Merkur Spiel-Arena në Düsseldorf, afro 100 mijë tifozë kuqezi do të brohorasin e mbështetin skuadrën kombëtare, në një ndeshje të vështirë me Spanjën.

E fundit ndeshje, e fundit shpresë për të bërë histori, një përballje që kuqezinjtë janë bërë tanimë gati për ta luftuar deri në minutën e fundit.

“Shqipëria përballet me një nga favoritët për të fituar Euro24, Spanjën, por sërish ata mbeten ambicioz teksa tentojnë të sigurojnë një vend për të kaluar për herë të parë në historinë e tyre në fazën tjetër.”-shkruan në një artikull BBC-ja, të cilën e titullon “Shqipëria e guximshme dhe ambicioze gati për Spanjën.

Trajneri i kuqezinjve Silvinjo ka deklaruar se kombëtarja do të dalë në fushë për të luftuar deri në rënien e fundit të bilbilit.

“Ata janë një skuadër e fortë dhe do të jetë një lojë e fortë. Ne do të përpiqemi. Kemi lojtarë të zotë që janë ambiciozë dhe do të shikojmë të luajmë mirë kundër Spanjës”, tha ai.

Statistikat

Mes dy ekipeve janë luajtur 8 ndeshje. Shqipëria nuk ka fituar asnjë. Spanjollët përveçse i kanë fituar të gjitha ndeshjet, kanë arritur të shënojnë 31 gola dhe kanë pësuar vetëm 3 nga Shqipëria. Ky është rekord i Spanjës (100% fitore), njëlloj si me përballjet e tyre me Maltën e Lihtenshtejnin.

Shqipëria ka pësuar të paktën dy gola në tetë ndeshjet me Spanjën. Humbja 9-0 mbetet në europianin e vitit 1990 është më e thella disfatë për kuqezinjtë.

Kuqezinjtë kanë shënuar golin e parë në të dy ndeshjet në Euro 2024 pavarësisht se nuk kanë arritur të fitojnë.

Nëse Spanja fiton ndeshjen ndaj Shqipërisë do të jetë hera e dytë në histori që i fiton tre ndeshjet e para në një Europian. Herën e fundit, e bënë në 2008 kur fituan edhe kampionatin.

Nëse në ndeshje luan Pedri atëherë ai do të vendosë një rekord të ri, duke ia kaluar edhe Cristiano Ronaldos në lidhje me paraqitjet në një Europian.