Shqipëria vuan, përfundon me avantazhin e Spanjës pjesa e parë e ndeshjes

Ka përfunduar me rezultatin 1-0 për Spanjën pjesa e parë e ndeshjes. Për herë të parë në këtë europian, Shqipëria nuk shënoi e para, përkundrazi pësoi gol në minutën e 12’ falë një aksioni ‘manual’ të spanjollëve. Golin për ‘los rohos’ e shënoi Ferran Torres me një goditje të saktë që nuk i la asnjë shans Strakoshës.

Në fillim të ndeshjes kuqezinjtë arritën të sfidojnë Spanjën me kontrollin e topit, por fill pas golit, ekipi kundërshtar arriti të dominojë ndeshjen.

Në total më shumë se 5 raste për Spanjën dhe zero për kuqezinjtë, të cilët nuk mundën pëgjatë 45 minutave të krijojnë një aksion të rrezikshëm apo një goditje në portë.