Veçse pak javë më parë, Dante 1 vjeçar ishte i lidhur me një sërë aparaturash që ndiqnin zemrën e tij të sëmurë. Në krah të vogëlushit qëndronte nëna e dëshpëruar, pasi djali i saj 1 vjeçar rrezikonte jetën nga momenti në moment.
Pas thirrjes për ndihmë në “Shqiptarët për Shqiptarët”, Dante vogël u nis për kurim të specializuar në Italinë fqinje. Shqiptarët ia mundësuan kurimin brenda 24 orëve, falë bamirësisë. Dante u nis i buzëqeshur drejt Italisë fqinje e sot, na vjen një lajm i mirë.
Vogëlushi ka dalë nga rreziku për jetën, ndërsa rrugëtimi drejt shërimit të plotë vijon me hapa të shpejtë. Familjarët e tij na kanë përcjellë këtë foto të “doktorit të vogël”, që si përherë buzëqesh me sytë e tij.