Shqiptarët bëjnë mrekullinë për Arnisin, mblidhen 110 mijë € brenda 24 orëve për kurimin e 2 vjeçarit nga Kosova

Pas sprovës, vjen lehtësimi. Dhe janë shqiptarët bamirës ata që i sollën lot gëzimi një familje nga Kosova, vogëlushi i të cilëve ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Arnisi vogël ra në koma dhe qëndroi për 7 ditë me radhë mes jetës e vdekjes. Zëri i nënës që e thërriti për 7 ditë me radhë e risolli në këtë botë Arnisin e vogël. Por trupi i 2 vjeçarit lëngon. Veshkat e tij kanë dalë jashtë funksionit dhe Arnisi qëndron në dializë. Veç problemit me veshkat, shëndeti i vogëlushit përkeqësohet dita ditës.

Në pamundësi për të dërguar për kurim të specializuar evladin e tyre, familja iu drejtua për ndihmë Fondacionit Firdeus dhe emisionit “Për Shqiptarët”.

Falë mijëra e mijëra donacioneve, shuma e nevojshme për kurimin e Arnisit jashtë shtetit, u arrit brenda 24 orëve.

Në emisionin “Për Shqiptarët”, Elvisi i dha lajmin e mirë prindërve që nuk mundën të mbajnë dot lotët e gëzimit.

Elvisi: Irrma, nëse do ta shtypësh këtë butonin, do të ndodhi diçka shumë e mirë. Shtype këtë buton dhe insha Allah vëllai yt Arnisi shërohet sa më shpejt.