Mbrëmjen e të premtes nëna e babai i Luisit, mësuan lajmin se shqiptarët bamirës kishin mbledhur shumën prej 120 mijë eurosh për kurimin e djalit të tyre 3 vjeçar. Vogëlushi i prekur nga tumori cerebral tanimë është nisur drejt Italisë fqinje, atje ku do t’i nënshtrohet kurimit të specializuar.
Nëna ka udhëtuar me të birin me avionin spitalor.
Nuk na mbetet veçse të lutemi për shërimin e plotë të vogëlushit.