Portali më i madh shqiptar “JOQ Albania” ka bërë publik fituesin e “Heroit të Vitit 2024”, titull të cilin e ka fituar përmes votimit të qytetarëve, imami Elvis Naçi.
“Elvis Naci, vazhdon misionin e tij për të ndihmuar fëmijët e sëmurë. Me qindra fëmijë sot gëzojnë shëndet të plotë falë punës dhe përkushtimit të tij me fondacionin Firdeus.”-shkruan JOQ.
Përmes një reagimi të shkurtër në profilin e tij në rrjetin social, Elvisi ka shkruar se herojtë e vërtetë janë ata qindra mijëra shqiptarë, të cilët përmes bamirësisë e kontributeve të tyre janë bërë shkas për t’i shpëtuar jetën qindra fëmijëve të sëmurë.
Në punën e saj disavjeçare, Fondacioni Firdeus dhe “Shqiptarët për Shqiptarët”, kanë mundur të shpëtojnë jetët e mbi 300 fëmijëve shqiptarë nga treva të ndryshme shqipfolëse.