Shtatzënë dhe më të shoqin të paralizuar, historia e gruas që shpëtoi 37 fëmijë nga autobusi në flakë

Jetët tona mund të ndryshojnë në mënyrë drastike, brenda një çasti. E këtë fakt e dinë më së miri këta dy të rinj, të fejuar e në pritje të fëmijës së tyre. Imunek dhe i fejuari i saj Shamar kaluan jo pak gjatë muajve të fundit. I pari ishte i riu, i cili një ditë u zgjua dhe u ndje çuditshëm. Pak orë më pas, ai s’mundi te ndjejë këmbët. Shamar përfundoi në spital, atje ku mësoi se kishte pësuar trombozë. Fatmirësisht jeta e tij shpëtoi, por ai mbeti i paralizuar.

5 muaj më vonë, e fejuara e tij Imunet, e cila ishte shtatzënë dhe duke punuar (si shofere e një autobusi për nxënës në mosha të vogla), përjetoi një ndër ditët më të vështira. Rrugës për të dërguar fëmijët nëpër shtëpitë e tyre, autobusi pëson një defekt.

“Kisha ulur xhamin e shoferit dhe ndjeva një erë. Mendova mos vinte nga ndonjë makinë, por kur tymi nisi të dalë nga kroskoti, aty ndalova…”-kujton e reja.

Tym nis të dalë nga automjeti, teksa brenda pak minutave nisin flakët. Imunek arriti të reagojë në kohë dhe nisi të rreshtojë fëmijët me aq qetësi sa mundej. Të gjithë dolën jashtë, ndërsa pak sekonda më tutje, autobusi u përfshi i gjithi në flakë.

“15 apo 30 sekonda pasi nxorra prej aty fëmijën e fundit, autobusi u përfshi i gjithi në flakë.”-kujton Imunek.

Që prej asaj kohe, çifti ka pritur fëmijën e tyre dhe pavarësisht të gjithave, ata sërish shprehen falenderues.

“Ne nuk dorëzohemi kollaj. Ecim përpara. Kohët e vështira nuk zgjasin përherë, kështuqë çdo ditë, ne ecim përpara”-tha nëna.