“Të gjithë qajnë për mua, kam një sëmundje shumë të keqe…”
Këto janë fjalët e një 10 vjeçari që po përballet me sëmundjen e rëndë të leuçemisë akute. I shtruar në spital prej mëse një jave, Noeli është i frikësuar. Edhe pse është ende shumë i vogël për të kuptuar gjendjen reale, ai thotë se të gjithë ata që vijnë për ta shikuar nisin të qajnë.
Noeli thotë se do të rikthehet në shtëpi, të shërohet sa më parë. Por ai nuk e di se për t’u shëruar, e pret një betejë e gjatë dhe e vështirë.
“Kam sëmundje shumë të keqe, të gjithë qajnë për mua dhe… (qan) kam shumë frikë me nejt në spital, veç du me u shnosh sa më shpejt, dua të shkoj të shtëpia, me u shëru, nuk i dua këto njolla”-thotë vogëlushi mes lotëve.