Shtruar në spital me tumor në kokë, 15 vjeçarja nga Mitrovica lutet për ndihmën e shqiptarëve bamirës

Prej disa ditësh ndodhet në spitalin e Prishtinës. Dhimbjet dhe krizat janë shpesh herë të papërballueshme.

Atika është një vajzë veçse 15 vjeçe, e cila po përballet me një sëmundje të rëndë. Një tumor agresiv i ka prekur kokën. Sëmundja po ia dobëson trupin shpejt, aqsa ajo tanimë nuk mundet dot as të ecë.

Atika ka ëndrra të mëdha. Është nxënëse e shkëlqyer dhe dëshiron që një ditë të bëhet mjeke e zonja, të jetë ajo që kujdeset për të sëmurët. Por sot në shtratin e spitalit, ndodhet ajo, 15 vjeçarja nga Mitrovica.

Familja është e shkatërruar plotësisht. Mbi vajzën e tyre erdhi një sëmundje kaq e rëndë, një sprovë kaq e madhe. Nëna e babai i 15 vjeçares nuk kanë kurrfarë mundësie ekonomike për të ndjekur rrugën më të mirë për t’i shpëtuar jetën të bijës.

Ata u luten e përgjërohen për ndihmë shqiptarëve bamirës, që t’i vijnë në ndihmë për ta dërguar Atikën për kurim të specializuar jashtë shtetit.

Donate Button